Udhëtim familjarizues i gazetarëve japonez ne Shqiperi dhe Kosove

Udhëtimi familjarizues disa ditor i gazetarëve japonez,i cili filloi me Kosovën në datat 14-17 Nëntor dhe vazhdoi me Shqipërinë në datat 18-20 Nëntor përfundoi me sukses. Ambasada e Shqiperise ne Japoni,së bashku me Ambasadën e Kosovës ne Japoni,mbështetjen e Turkish Airlines dhe Agjensinë Kombëtare të Turizmit mundësoi akomodimin e gazetarëve japonez në vendin tonë.Etapat e udhëtimit qenë: Vizitë në qytetin dhe Kalanë e Shkodrës;Varri i Skëndërbeut në Lezhë;Vizitë në Muzeun Etnografik të Krujës,Vizitë në Kryeqytet;Vizitë në Muzeun Onufri në Berat, udhëtimi u mbyll me një vizitë në qytetin e Durrësit. Gazetaret patën përshtypje tejmase pozitive. Ata e cilësuan Shqipërinë si një vend plot energji , dhe në një zhvillim të hovshëm duke parë me besim drejt së ardhmes . Vizita e tyre zgjoi interest të vecantë në qytetin e Beratit. Kujtojmë këtu se, Agjencia japoneze për turizmin “JATA” në vitin 2016 ka publikuar listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë, ku në vendin e dytë gjejmë qytetin e Beratit, për vlerat arkitekturore dhe kulturore që ai ka. Qëllimi i udhëtimit familjarizues ishte pasqyrimi i vlerave historike,kulturore dhe peisazheve piktoreske të trevave shqipëtare, tek mediat japoneze.Gjithashtu gazetarët u informuan nga ambasadori z.Teneqexhiu, mbi nivelin e marrëdhënieve dypaleshë me Japoninë, sfidat e së ardhmes dhe potencialin për marrëdhënie edhe më dinamike.

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: +81-70-9023-3905

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00