Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren Edita Hrdá, e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor.
Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Çekia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët.
Postimi i Ministrit Ferit Hoxha në X:
Shkëmbim i shkëlqyer mendimesh me Ambasadoren Edita Hrdá, mike dhe ish-kolege në OKB / New York dhe në Bruksel, aktualisht e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Balkanin Perëndimor.
Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit, me përparim të prekshëm dhe një ritëm të fortë reformash.
Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, si dhe për mbajtjen e Balkanit Perëndimor në fokus të agjendës së Bashkimit Europian.
Linku i postimit te Ministrit Ferit Hoxha në X:
https://x.com/hoxhafer/status/2049519104185295073?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA


