Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Sh.T. Z. Petrit Malaj, i shoqëruar nga Ministër Këshilltarja znj. Pranvera Teli, zhvilloi një vizitë kortezie në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ku u prit nga Kryetarja e sapozgjedhur e institucionit, akademikja Justina Shiroka Pula.
Zgjedhja e akademikes Pula në krye të ASHAK-ut përbën një ngjarje të rëndësishme për jetën akademike në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që merr drejtimin e Akademisë që nga themelimi i saj në vitin 1975.
Gjatë takimit, Ambasadori Malaj e uroi Kryetaren e re për detyrën dhe i shprehu besimin se mandati i saj do të jetë një periudhë dinamike për ASHAK-un, jo vetëm në ruajtjen e vlerave akademike, por edhe në avancimin e projekteve të rëndësishme në fushën e shkencës, artit dhe kulturës. Ambasadori nënvizoi rolin e veçantë të Akademive të Shkencave në hartimin e vizioneve strategjike, në përkrahjen e kërkimeve shkencore dhe në kontributin e tyre për jetën institucionale dhe kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Thellimi i bashkëpunimit ndërakademik Shqipëri–Kosovë
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ASHAK-ut. Të dyja palët vlerësuan se ky partneritet është një shtyllë e rëndësishme e projekteve me karakter kombëtar, sidomos në fushat:Ambasadori Malaj përgëzoi Akademinë për angazhimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të mbështetur çdo nismë që forcon bashkëpunimin shkencor ndërmjet dy institucioneve.


