Diskutime produktive në Kuvajt me homologun tim, Sh. T. Abdullah Ali Al-Yahya, me të cilin theksuam lidhjet e forta mes dy vendeve tona dhe shqyrtuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç.
Ramë dakord për të inkurajuar më shumë shkëmbime në të ardhmen, edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, për të forcuar më tej partneritetin tonë. Përsërita gatishmërinë e Shqipërisë për investimet direkte kuvajtiane, veçanërisht në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe teknologji të avancuar.
Gjithashtu, nënshkruam bashkërisht një Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive tona diplomatike, me qëllim krijimin e mundësive të trajnimit për diplomatët e rinj.
Faleminderit, Ministër Al-Yahya, për mikpritjen dhe bujarinë e ngrohtë!