Sot, Ambasadori Ilir Hysa, priti në një takim në ambjentet e ambasadës z. Ali Abbas Alnaqi, Kryetar Bordi i kompanisë Vidago Productions Company. Gjatë takimit z. Hysa bëri një përmbledhje të shkurtër rreth mundësive që ofron vendi ynë për investime në turizëm, kulturë, bujqësi, infrastrukturë, Real Estate etj.
Z. Alnaqi shfaqi interesimin e tij për projekte në Shqipëri në fushën mediatike, turistike dhe RealEstate. Në një kohë të përshtatshmë ka dëshirë të vizitojë vendin tonë për ti parë nga afër mundësitë e investimeve.


