Njoftim për qytetarët shqiptarë!
Pas disa shpërthimeve të ndodhura në Shtetin e Kuvajtit pranë bazës ajrore të SHBA, Ambasada e RSH në Shtetin e Kuvajtit i kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë, rezidentë në Kuvajt të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke monitoruar vazhdimisht raportimet lokale.
Për çdo nevojë apo informacion, mund të kontaktoni në numrin e celularit: 00965 94048219.


