Sot ambasadori i RSh-ë në Shtetin e Kuvajt z.Ilir Hysa zhvilloi një takim me drejtorin e Institutit të Edukimit Fetar të Kuvajtit z. Abdulaziz Al Suwaid, ku u diskutua mbi bashkëpunimin në fushën e arsimit.
Ky institut jep bursa për nxënës nga e gjithë bota të nivelit shkollë e mesme dhe më pas pranohen në universitetin e Kuvajt në degë të ndryshme. Prej më shumë se 30 vitesh ka dhënë bursa edhe për shumë nxënës nga Shqipëria, ku sot ata nxënës janë diplomuar në universitetin e Kuvajtit dhe janë nëpër poste të rëndësishmë në Shqipëri dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shumë fusha.
Newsroom
Takim me drejtorin e Institutit të Edukimit Fetar të Kuvajtit z. Abdulaziz Al Suwaid


