Më datë 21 shkurt 2019, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministrja për Çështjet Ekonomike të MPJ-së kuvajtiane Amb. Amal Al-Hamad. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike.
Asistent Ministrja Al-Hamad, ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërkohë duhet të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë të mundur rritjen e volumit të shkëmbimeve në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Znj. Al-Hamad, sugjeroi që të mbahet Komisioni i Përbashkët Ekonomik, si një forum në nivel ekspertësh të ministrive dhe institucioneve të ndryshme që do të diskutojnë projekte konkrete në fushën ekonomike. Lidhur me edicionin e II të Tirana Business Matching/TBM të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë që do të zhvillohet gjatë muajit nëntor të këtij viti në Tiranë, Amb. Al-Hamad tha se është shumë i rëndësishëm, si dhe premtoi në senzibilizimin e komunitetetit të biznesit në Kuvajt për të marrë pjesë në këtë aktivitet.