Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur Aplikacionin e ri për shërbimet konsullore “E-Konsullata”. Ky aplikacion është projektuar që të jetë në shërbim të qytetarëve tanë me sa më shumë informacion dhe t’ju mbështesë në shërbimet konsullore që MPJ ofron.
Më 13 shtatori 2016, Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të projektit të diplomacisë dhe konsullatës dixhitale, bëri prezantimin dhe njoftoi fillimin e aplikacionit “E-Konsullata në telefonat celularë IPhone dhe Android.
Shkarkojeni aplikacionin E-Konsullata nga Appstore dhe Playstore dhe në të do të gjeni kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.
Newsroom
Aplikacioni konsullor “E-Konsullata”