20 maj, 2014 Ambasada shqiptare në Shtetin e Kuvajtit ju bën me dije se qeveria e Republikës së Shqipërisë ditët e fundit ka nxjerrë vendimin për lëvizjen e lirë pa viza në Shqipëri për sezonin veror, përkatësisht nga data 25 maj deri më 30 shtator të vitit 2014. Në këtë vendim përfitojnë qytetarët e Kuvajtit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Omanit, Rusisë dhe Moldavisë. Ata mund të udhëtojnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda afatit të sipërpërmendur. Ky është viti i tretë që qeveria shqiptare nxjerr këtë vendim. Ambasadori shqiptar në Shtetin e Kuvajtit, z. Kujtim Morina me këtë rast fton të gjithë qytetarët kuvajtjanë dhe qytetarët nga shtetet e tjera të shfrytëzojnë këtë mundësi për të vizituar Shqipërinë sidomos gjatë sezonit turistik duke qenë se në vitet e fundit është renditur si një nga vendet më të bukura turistike në botë për resorted turistike të pazbuluara dhe natyrën e virgjër.
Newsroom
Sezoni veror pa viza në Shqipëri