Më 13 shkurt 2014, Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt në bashkëpunim me qendrën TIES (Center for Cross Cultural Dialogue) organizuan Ditën e Kulturës Shqiptare në ambjentet e kësaj qendre. Aktivitetet e organizuara përfshinin një prezatim në power point për Shqipërinë nga Ambasadori Kujtim Morina, pasuar nga një regjistrim në video ‘Discover Albania”; recitime të poezive në anglisht të autorëve shqiptarë Fatos Arapi dhe Ismail Kadare nga fëmijë të komunitetit shqiptar në Kuvajt; valle popullore tiranase si dhe ofrim i gatimeve tradicionale shqiptare. Aktivitetet u ndoqën nga një numër i madh të pranishmish që shprehën interes të mësonin më shumë për Shqipërinë si një vend mesdhetar evropian si dhe të gjenin mundësinë për ta vizituar atë në të ardhmen e afërt.
Newsroom
U mbajt Dita e Kulturës Shqiptare në Kuvajt