- Shtetasit shqiptarë, mbajtës të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit mund të hyjnë pa vizë në Shtetin e Kuvajtit.
- Shtetasit shqiptarë, mbajtës të pasaportave të thjeshta mund të vizitojnë Kuvajtin vetëm duke u pajisur me vizë pune të siguruar paraprakisht nga një subjekt privat apo shtetëror, vizë vizite familjare (për familjarët e shqiptarëve të punësuar në Kuvajt dhe me të ardhura mujore mbi 2400Euro), apo vizë biznesi me ftesë paraprake nga pala kuvajtiane.
- Për shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetin e Kuvajtit, informojmë se mbajtja dhe hyrja me produktet e alkoolit është e ndaluar rreptësisht për të gjithë.