28 Nëntor /ATSH/ -Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel Regency me rastin e Festës Kombëtare.Në këtë event merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj.I ftuari i nderit në këtë pritje ishte Ministri i Informacionit dhe Ministër Shteti për Çështjet e Rinisë, Sheikh Salman Sabah Al-Salem Al-Homoud Al-Sabah.Ambasadori Kujtim Morina vlerësoi para të pranishmëve në këtë ceremoni marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe progresin e tyre të vazhdueshëm në fushat e bashkëpunimit ekonomik me mbështetjen e Fondit Kuvajtjan për Zhvillim dhe bashkëpunimin në fushat e kulturës dhe medias.Ai vlerësoi lart rolin e kreut të shtetit, Emirit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si lider humanitar ndërkombëtar dhe për mbështetjen e Shqipërisë në disa fusha përfshirë ndërtimin e qendrave arsimore dhe shëndetësore.Pjesëmarrja ishte e gjerë. Aktivitetin e bënë më interesant veshjet kombëtare të shqiptarëve me banim në Kuvajt.Gjatë bisedës me Ministrin e Informacionit të Kuvajtit, Sheikh Salman u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si për shkëmbime vizitash ashtu edhe për aktivitete të përbashkëta kulturore.
Newsroom
Ambasada shqiptare në Kuvajt organizon pritje me rastin e Festës Kombëtare