Në datat 8–9 dhjetor Shteti i Kuvajtit organizoi takimin e 7-të të Istanbul Cooperation Initiative (ICI) PAG, gjatë së cilës morën pjesë edhe përfaqësues nga Përfaqësia e Përhershme e RSH në NATO dhe Ambasada e RSH në Kuvajt, Ambasadori z. Ilir Hysa. Në fjalën e tij, Përfaqësuesi Special i SP të NATO-s për Kahun Jugor të Aleancës, Javier Colomina theksoi rëndësinë e dialogut politik, trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave mes NATO-s dhe vendeve partnere të ICI, duke nënvizuar rolin kyç të Qendrës Rajonale të NATO-s në Kuvajt (NIRC) në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.



