Deklaratë për shtyp nga ambasada shqiptare në Kuvajt Më datë 21.01.2015 qeveria shqiptare mori vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Shtetit të Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky vendim hyri në fuqi me datë 02.02.2015. Pra, kjo do te thotë që shtetasit kuvajtjane mund të udhëtojnë në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit, pasaportë. Ata mund të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhe kohore deri në 90 ditë brenda 6 muajve. Ky vendim u mor menjëherë pas vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, ShTZ. Edi Rama, në Shtetin e Kuvajtit, më 18-20 nëntor 2014, vizitë e cila pati një rëndësi të madhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë e Kuvajtit. Lëvizja e lirë e qytetarëve do të sjellë shtim të shkëmbimeve tregtare dhe vizitave turistike të qytetarëve nga të dyja vendet. Shqipëria gjithashtu, po i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të turizmit, për shkak të pozitës së favorshme gjeografike me një vijë bregdetare prej 400 km dhe shumë site të përfshira në trashegiminë e UNESCO-s. Vlen të përmenden edhe anketimet e fundit si psh. i gazetës “Neë York Times” në vitin 2014 që e liston Shqipërinë të katërtën nga 52 vende për tu vizituar dhe Lonely Planet e vendos Shqipërinë ndërë 10 destinacionet më të mira turistike në botë. Ne besojmë se heqja e vizave përgjatë gjithë vitit për qytetarët kuvajtjanë do të nxisë investitorët kuvajtjanë të hyjnë në tregun shqiptar i cili ka një mjedis mjaft të favorshëm biznesi. Kohët e fundit, shume kompani kuvajtjane biznesi kanë shprehur interesin e tyre për të bërë biznes në Shqipëri, ata e kanë vizituar vendin tashmë, duke bërë kështu edhe vlërësimet mbi fushat e tyre të interesit. Gjithashtu, vlen të përmendet se gjatë vizitës së tij zyrtare në nëntorin e kaluar, Kryeministri shqiptar u shoqërua nga një delegacion i madh biznesi. Prioritetet për investime në Shqipëri të vendosura nga qeveria janë në fushën e energjisë së rinovueshme, industrisë së minierave, turizmit, prodhimit, bujqësisë etj. Gjithashtu, ambasada shqiptare informon të gjithë qytatarët e huaj që kanë vizë Shengen, të SHBA-së ose të Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë udhëtuar të paktën një herë në këto vende se nuk kanë nevojë të pajisen me vizë shqiptare.
Newsroom
Shqipëria heq vizat për qytetarët kuvajtianë