Ambasadori i RSh-së në Shtetin e Kuvajtit z. Ilir Hysa, zhvilloi sot një takim me Asistent Drejtorin e Përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit z. Emad Al-Zaid.
Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike e tregtare dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investimet e huaja. U dakortësua edhe realizimi në të ardhmen e afërt, të një forumi biznesi dhe një panairi për produktet shqiptare në Kuvajt.
Newsroom
Takim me Asistent Drejtorin e Përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit z. Emad Al-Zaid.