Në vijimësi të promovimit të Produktit Shqiptar, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit z. Ilir Hysa zhvilloi një takim me Menaxherin Rajonal të LULU GROUP INTERNATIONAL në Kuvajt, z. Abdul Khader Shiek. Një ndër kompanitë më të fuqishme në Vendet e Gjirit në rrjetin e supërmarketeve të njohur me emrin Lulu Hypermarket. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj në fusha të ndryshme dhe veçanërisht mbi produktet shqiptare. Ata shprehën interes për shumë profukte shqiptare.
Newsroom
Takim me Menaxherin Rajonal të LULU GROUP INTERNATIONAL në Kuvajt, z. Abdul Khader Shiek


