Më datë 05 qershor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Minister of Amiri Diwan Affairs, Sheikh Ali Al Jarrah Al Sabah. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe.
Ministri, ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Dy palët duhet të punojmë për të intensifikuar marrëdhëniet, në vecanti, në fushën ekonomike pasi ka shumë kompani vendase të interesuara për vendin tuaj, nënvizoi ai. Shqipëria është një vend shumë i bukur, me shumë potenciale për investime sidomos në bujqësi, turizëm, etj. Një gjë të tillë e kam ndjerë edhe gjatë vizitës sime private në vitin 2013, vijoi ai. Sa i përket vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta, në Kuvajt, tha në fund ai, është shtyrë për arsye objektive të axhendës së Emirit Sheikh Sabah Al-Ahmad AlJaber Al-Sabah. Në ditët në vijim, pala jonë në rrugë diplomatike do të bëjë me dije propozimin e datës konkrete për realizimin e kësaj vizite.
Newsroom
Takim me Minister of Amiri Diwan Affairs, Sheikh Ali Al Jarrah Al Sabah