Më datë 08.05.2018, një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erjon Veliaj, zhvilloi një vizitë në Kuvajt. Z. Veliaj zhvilloi takime me autoritetet e larta të vendit, si: ishKryeministrin Sheikh Nasser Al Sabah; Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit kuvajtian për Zhvillim z.Abulwahab Al Bader, si dhe me drejtues të Sekretariatit të Përgjithshëm të Vakëfeve.
Gjatë takimeve z.Veliaj foli, ndër të tjera, për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Ai falenderoi palën kuvajtiane për ndihmën e dhënë në vite për vendin tonë në përgjithësi, si dhe për Bashkinë e Tiranës, konkretisht për ndërtimin e sheshit “Skenderbej” . Në fund ai kërkoi mbështetje për projekte të ndryshme për Bashkinë e Tiranës që kanë të bëjnë me infrastrukturën, ndihmën sociale, ndërtime shkollash, etj. Nga pala kuvajtiane u theksua se do të vijohet me mbështetjen e projekteve të ndryshme të palës sonë.
Newsroom
Vizita e Z. Erion Veliaj në Kuvajt