24 mars 2016 – Më 23-26 mars 2016, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministri i Punëve Publike dhe Çështjeve të Parlamentit të Kuvajtit që mbulon bujqësinë gjithashtu, dr. Ali Saleh Al Omair, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti,. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në fushat e bujqësisë dhe peshkimit. Ministri Panariti në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kuvajtjan Al-Omair, deklaroi se ka kërkuar mbështetje nga Kuvajti për tërheqjen e investimeve dhe për pastrimin e kanaleve kulluese. Gjithashtu një fushë tjetër bashkëpunimi është eksporti i ujit të pijshëm nga Shqipëria në Kuvajt.Marrëveshja e nënshkruar dypalëshe parashikon bashkëpunim për shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.
Newsroom
Vizitë zyrtare e Ministrit të Punëve Publike të Kuvajtit në Tiranë