Takim me z. Nasser Al-Shaiji, Drejtorin e Kompanisë "Bridges Company" mbi mundësinë e mbajtjes së një forumi biznesi për vendet e Ballkanit në Shtetin e Kuvajtit, në muajt në vijim.
Takim me z.Sami Al-Hamad, Asistent Ministrin e Punëve të Jashtme për Çështjet Ekonomike në MPJ-në e Kuvajtit, ku u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike ndërmjet dy vendeve.
Në vijim të promovimit të turizmit në vendin tonë, ambasada po zhvillon takime me përfaqësues të agjencive turistike kuvajtiane dhe me individë të njohur në rrjetet sociale. Falenderojmë "Alam Al-Raya Travel & Tourism Co.", "Al-Rashed International Travel Co.", dhe shumë të tjerë që po punojnë për promovimin e vendit tonë.
Takim me Znj. Tahany Al-Naser, Asistent Ministre për Cështjet Ligjore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit.
Në takim u diskutua rreth marrëveshjeve dypalëshe.
Në bashkëpunim me Jazeera Airways, zhvilluam një event për promovimin e turizmit shqiptar në Kuvajt. Morën pjesë disa media kuvajtiane, aktorë të njohur kuvajtianë dhe të ftuar të tjerë të njohur në rrjetet sociale dhe me ndikim në shoqërinë kuvajtiane. Pjesë e eventit ishin edhe artistët e mirënjohur shqiptarë të familjes Qerimaj.
Sot, gjatë takimit të ambasadorit Hysa me ambasadorin e Republikës së Irakut në Shtetin e Kuvajtit, z. Almanhal Alsafi, ku u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e bashkëpinimit që ofrojnë të dy vendet.
Me ftesë të "Kuwait Travellers Association" ambasada mori pjesë në një event mbi turizmin ndërkombëtar, të organizuar në mjediset e 'Wafra Farms'. Krahas prezantimeve të disa agjencive, ju dha mundësua edhe ambasadës tonë të promovojë turizmin dhe kulturën e Shqipërisë si një destinacion i ri për t'u vizituar.