Articles

Iftar me një pjesë të shqiptarëve që jetojnë në Kuvajt

Albanian

Kënaqësi të mblidheshim sot në ambjentet e ambasadës për iftar me një pjesë të shqiptarëve që jetojnë në Kuvajt. Ndër të tjera ambasadori i informoi të pranishmit për të gjitha shërbimet që ofron ambasada dhe sesi mund t'i përfitojnë këto shërbime më lehtë e më shpejt. Ambasadori ju siguroi mbështetjen e plotë të ambasadës.

Event promovues i Turizmit Shqiptar

Albanian

Dje, në ambjentet e ambasadës tonë u zhvillua një event promovues i Turizmit Shqiptar në bashkëpunim me Jazeera Airways dhe me pjesëmarrjen e vyer të agjencive më prestigjoze turistike që operojnë në Kuvajt.

Sh.T.Z. Ilir Hysa i dorëzoi Letrat Kredenciale Emirit të Shtetit të Kuvajtit

Albanian

Ditën e diel, më datë 10/03/2024, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, Sh.T.Z. Ilir Hysa i dorëzoi Letrat Kredenciale Emirit të Shtetit të Kuvajtit, Lartësisë së Tij Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Takim me kryetarin e Grupit të Miqësisë Kuvajt-Shqipëri

Albanian

Sot, ambasadori z. Ilir Hysa zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit të Miqësisë Kuvajt-Shqipëri, në Asamblenë Kombëtare të Kuvajtit, z. Muhamad Al-Mutairi. Ndër të tjera u bisedua rreth marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe për mundësi bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Takim me Asistent Ministrin për çështjet e Evropës

Albanian

Ambasadori Ilir Hysa zhvilloi një takim pune me Asistent Ministrin për çështjet e Evropës në Mpj-në e Shtetit të Kuvajtit. 

Ambasadori dorëzoi kopjet e letrave kredenciale

Albanian

Sot, më datë 13.11.2023, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, z. ILIR HYSA, dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ministrit të Jashtëm të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Salem Abdullah Al-Jaber Al-Sabah.

Takim - EnerTech Holding Company

Albanian

Gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë kuvajtjane EnerTech Holding Company u diskutua rreth mundësive që ofron vendi ynë për investime në fushën e energjisë së rinovueshme, ujit, etj.

Takim me Asistent Ministren për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad

Albanian

Më datë 21 shkurt 2019, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministre për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike.
Asistent Ministrja Al-Hamad , ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërkohë duhet të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë të mundur rritjen e volumit të shkëmbimeve në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
 

Takim me Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah

Albanian

Më datë 13 nëntor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe.
 

Takimin me Asistent Minister për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane

Albanian

Sot, më datë 31 tetor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministri për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane z.Naser A.M.AlHayen. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve shumëpalëshe.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00