Articles

Ambasada shqiptare në Kuvajt organizon pritje me rastin e Festës Kombëtare

Albanian

28 Nëntor /ATSH/ -Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel Regency me rastin e Festës Kombëtare.Në këtë event merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj.I ftuari i nderit në këtë pritje ishte Ministri i Informacionit dhe Ministër Shteti për Çështjet e Rinisë, Sheikh Salman Sabah Al-Salem Al-Homoud Al-Sabah.Ambasadori Kujtim Morina vlerësoi para të pranishmëve në këtë ceremoni marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe progresin e ty

Botohet në arabisht Manuali për të bërë biznes në Shqipëri

Albanian

22 Shtator /ATSH/- Ambasada shqiptare në Kuvajt, në bashkëpunim me shoqatën humanitare Al Najat Society dhe kompaninë “Albatross Media” të drejtuar nga një grup shqiptarësh në Kuvajt, kanë bërë të mundur botimin në arabisht të Manualit për të bërë biznes në Shqipëri.Kompania mediatike ka marrë përsipër përkthimin në arabisht ndërsa Al-Najat Society, një shoqatë e njohur në Kuvajt për ndihmë humanitare ashtu dhe për rritje kapacitetesh me ofrim kursesh kualifikimi e trajnime të ndryshme, ka mbuluar kostot e botimit të 4000 kopjeve të këtij manuali.Po kjo kompani do të ndihmojë edhe për shpër

Ekstremizmi i dhunshëm, sëbashku mund t’ia dalim

Albanian

29 Shtator 2015  Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e liderëve botërorë për luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga Presidentit Barack Obama:  Unë jam udhëheqësi i një vendi myslimanësh dhe të krishterësh që jetojnë në atë që Papa Françesku e quajti vëllazëri fetare e që ka një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Unë jam udhëheqës i një vendi, i Shqipërisë, i cili, pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat përballet, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb me shumë besime që janë në harm

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme për sulmet terroriste në Francë, Tunizi dhe Kuvajt

Albanian

26.06.2015  Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë sulmet e sotme terroriste të ndërmarra, pa ndonjë lidhje me njëra-tjetrën, në Francë, Tunizi dhe Kuvajt, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën shumë persona. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre, si edhe ofron mbështetjen për autoritetet e këtyre vendeve në përballimin e kësaj situate dhe kundërvënien me të gjitha mjetet ndaj çdo akti terrorist, kudo që ai ndodh.

Dita e Kulturës Shqiptare në Universitetin e Kuvajtit

Albanian

02.06.2015 Ambasada shqiptare në Kuvajt në bashkëpunim me Kolegjin e Shkencave Sociale të Universitetit të Kuvajtit, organizoi dje Ditën e Kulturës Shqiptare. Aktiviteti u ndoq nga shumë studentë, profesorë të fakultetit si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnënë Kuvajt. Audienca tregoi interes në video prezantimin “Shqipëria për tu zbuluar dhe dashuruar”, si dhe në diskutimin e lirë me ambasadorin shqiptar, SHTZ. Kujtim Morina dhe dekanin e këtij fakulteti, Dr. Abdul Redha Assiri.

Shqipëria heq vizat për qytetarët kuvajtjanë

Albanian

Deklaratë për shtyp nga ambasada shqiptare në Kuvajt  Më datë 21.01.2015 qeveria shqiptare mori vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Shtetit të Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky vendim hyri në fuqi me datë 02.02.2015. Pra, kjo do te thotë që shtetasit kuvajtjane mund të udhëtojnë në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit, pasaportë. Ata mund të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhe kohore deri në 90 ditë brenda 6 muajve. Ky vendim u mor menjëherë pas vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, ShTZ.

Pesë artistë shqiptarë në një ekspozitë në Kuvajt

Albanian

“Reflektime nga Shqipëria” ishte titulli i ekspozitës së pikturave të pesë artistëve shqiptarë në Kuvajt. Kjo ekspozitë u organizua nga ambasada shqiptare në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kulturës, Arteve dhe Letrave të Kuvajtit dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Eskpozita u organizua si pjesë e Festivalit Al-Qurain në Kuvajt dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 17 janar 2015. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Sekretari i Përgjithshëm i KKKAL, z. Ali Johua, drejtori i GKA, z.

Pritja për Festën Kombëtare

Albanian

30 nëntor 2014 Ambasada shqiptare në Kuvajt, me rastin e Festën Kombëtare, organizoi një pritje për Trupin Diplomatik në Shtetin e Kuvajtit dhe të ftuar të tjerë në ambjentet e “Symphony Style Hotel”. Ambasadorët dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Kuvajt, autoritete kuvajtjane dhe biznesmenë, anëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Kuvajt dhe miq të ndryshëm morën pjesë në këtë aktivitet.

Shqipëri- Kuvajt, nënshkruhen katër marrëveshje

Albanian

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me krerët më të lartë të institucioneve të vendit pritës.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë viziton Kuvajtin

Albanian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërise Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Kuvajt më 8-11 Qershor 2014.Gjatë kësaj vizite ai u takua me Emirin e Shtetit te Kuvajtit Lartesinë e Tij Sheik Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, me Kryeministrin Lartesine e Tij Sheik Jaber Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, Me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Sheik Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah etj. 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00