Kuvajti i jep rëndësi shtimit të lidhjeve tregtare me Shqipërinë, u shpreh Zv. Kryeministri dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Abdulmohsen Al-Madaj, pasi u takua të martën në Kuvajt, me Zv.Kryeministrin e Shqipërisë z.Niko Peleshi. Kuvajti, për më tepër, tha Al-Madaj, pret edhe vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë në shtator, ku edhe do të nënshkruhen disa marrëveshje tregtare me Kuvajtin.