Me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqiperisë nr. 439, datë 01.07.2024, datat 2 dhe 3 korrik 2024, janë shpallur ditë zie kombëtare, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i letrave shqipe.
Në zbatim te këtij vendimi të gjitha Perfaqësitë e Republikës se Shqipërisë, në datat 2-3 korrik 2024, do të ulin flamurin kombëtar në gjysmë shtizë dhe në datë 3.07.2024, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje.
Ngushellimet e rastit do të mund të shprehen ne forme elektronike, duke perdorur adresen e-mail:
condolences@mfa.gov.al