Korporata Shqiptare e Investimeve fton palët e interesuara të aplikojnë në procedurën konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat në kuadër të projektit të investimit “Kompleksi i Inspektoratit dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’”, në Tiranë.
Projekti konsiston në ndërtimin e dy objekteve publike dhe një kompleksi shumë funksional përmes një modeli ndërmarrjeje publike-private. Procedura e përzgjedhjes do të kryhet në dy faza:
Faza I – Kualifikimi: Dorëzimi i aplikimit me dokumentacionin e kualifikimit dhe dy projekte paraprake konceptuale arkitekturore;
Faza II – Përzgjedhja: Dorëzimi i një propozimi me projekte arkitekturore dhe ofertë financiare.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me Dokumentet e plota të Kualifikimit në shqip dhe anglisht, janë të disponueshme në faqen zyrtare të Korporatës: The Inspectorates Corps building and the new children’s h…
Të gjitha subjektet e interesuara, vendase ose të huaja, ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda datës 15 tetor 2025, ora 15:00 (ora lokale).
Aplikimet mund të dorëzohen edhe në adresën fizike Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower 7/1, Tiranë, Shqipëri ose elektronikisht në adresën e email-it competition@aicorporation.al
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, mund të kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike info@aicorporation.al gjatë orarit të punës 09:00 – 17:00, nga e hëna në të premte.