Në datat 20–22 korrik 2026, anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Kryetarja e Komisionit, znj. Jorida Tabaku, zhvilluan një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Delegacioni pati një axhendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve malazeze, përfshirë Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj, Ministren për Çështjet Evropiane, znj. Maida Gorčević, Ministrin e Energjisë dhe Minierave, z. Admir Šahmanović, Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, z. Fatmir Gjeka dhe Kryetarët e e Komunave t ë Ulqinit dhe të Tuzit. Gjithashtu, delegacioni u prit në takim nga anëtarët e komisionit homolog, si dhe deputetët shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.
Gjatë takimeve u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, procesin e integrimit evropian, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit dhe shkëmbimit të përvojave në zbatimin e reformave ëdhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.
Vizita konfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke theksuar rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e dialogut politik, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e përbashkët për avancimin e agjendës evropiane dhe stabilitetin e rajonit.






