Ambasadorja Zhaklina Peto mori takim me Drejtorin e Policisë së Malit të Zi, Lazar Šćepanović, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm dhe i vazhdueshëm mes policive të dy vendeve, si në nivel strategjik ashtu edhe operacional.
Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit, migrimit të paligjshëm, kontrabandës së migrantëve dhe narkotikëve, fusha në të cilat janë arritur rezultate të rëndësishme, të vlerësuara edhe nga Europol dhe Frontex. U diskutuan gjithashtu aktivitetet e përbashkëta për sezonin turistik veror, me synim rritjen e sigurisë kufitare, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe lehtësimin e qarkullimit të turistëve në pikat kufitare mes dy vendeve.




