Me rastin e Ditës së Evropës, Ambasadorja Zhaklina Peto ishte e pranishme në pritjen e organizuar nga Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johann Sattler.
Dita e Evropës na rikujton rëndësinë e unitetit, bashkëpunimit dhe vlerave që na afrojnë si shoqëri: lirinë, demokracinë, paqen dhe respektin reciprok. Në rrugëtimin evropian, Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten të përkushtuara ndaj këtyre parimeve dhe ndaj ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët më të mirë.


