Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi me rastin e 25-vjetorit të saj, me temë “Central Banking in a High-Risk Environment: Stability, Infrastructure and Trust”.
Pjesëmarrja në këtë konferencë është tregues i intensifikimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve financiare të dy vendeve. Në aktivitet, Sejko u shoqërua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, znj. Zhaklina Peto.



