Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, mori pjesë në promovimin e librit të autores shqiptare Jonila Godole, “Uputstvo za rušenje”, përkthyer në gjuhën malazeze, në kuadër të Festivalit të 4-të të Letërsisë Bashkëkohore BOOKiranje, në Podgoricë.
Kjo veprimtari kulturore dëshmon rëndësinë e letërsisë si urë lidhëse mes njerëzve dhe vendeve, duke afruar kulturat dhe duke forcuar dialogun.






