Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, mori pjesë në promovimin e librit “Gjysma e rrugës” të autorit Ferhat Dinosha, organizuar në kuadër të Panairit të Librit në Tuz. Veprimtaria i kushtohej letërsisë, kulturës dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.
Libri, botim i Shtëpisë Botuese “Torna”, sjell një përmbledhje me poezi dhe përbën një kontribut të çmuar në pasurimin e krijimtarisë letrare shqipe. Promovimi shërbeu si një mundësi për të vlerësuar veprën e autorit dhe rolin e letërsisë në përcjelljen e vlerave kulturore.
Pjesëmarrja e Ambasadores Zhaklina Peto në këtë veprimtari dëshmon mbështetjen për nismat që promovojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar në Mal të Zi. Panairi i Librit në Tuz mbetet një hapësirë e rëndësishme për bashkimin e autorëve, lexuesve dhe dashamirësve të librit, duke forcuar lidhjet kulturore mes komuniteteve.



