Më 25–26 nëntor 2026, në Tiranë, nën kujdesin e Qeverisë Shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të organizohet EU–Western Balkans New Frontier Investment Conference, një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik, që bashkon përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues të bizneseve nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi dhe investimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor. Konferenca synon të promovojë mundësitë e investimit në rajon, të nxisë partneritete strategjike dhe të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Janë të ftuar bizneset, sipërmarrësit, investitorët dhe aktorët e interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet, për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi, për të krijuar kontakte të vlefshme dhe për të qenë pjesë e diskutimeve mbi perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe investimeve në rajon.
Të interesuarit mund të njihen me agjendën paraprake dhe të regjistrohen për pjesëmarrje përmes faqes zyrtare të konferencës:
Faqja zyrtare dhe regjistrimi:
https://eu-wb6investmentforum.com/#about


