Ambasadorja e Shqipërisë në Malin e Zi, SH.S. Znj. Zhaklina Peto u takua me Ministrin e Pakicave, Z. Fatmir Gjeka. Gjatë takimit ata diskutuan për promovimin e të drejtave dhe integrimin e pakicave, forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse për një shoqëri më të barabartë. Në takim u vu theksi në përkushtimin e përbashkët për të zhvilluar projekte konkrete që synojnë pjesëmarrjen aktive të pakicave në jetën publike.
Newsroom
Projekte konkrete për pjesëmarrjen aktive të pakicave në jetën publike