Në datën 6 mars 2024, Ambasadorja Peto zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari. Gjatë takimit Ambasadorja Peto vlerësoi punën e bërë nga Kryetari Bajraktari në drejtim të administrimit të Komunës dhe zhvillimit të qytetit të Ulqinit. Ambasadorja sugjeroi rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të ndryshme me Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë e Shkodrës për një qytet sa më funksional. Gjithashtu, u diskutua për paraqitjen e projekteve konkrete të cilat do të mund të mbështeten nga Shqipëria, për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore.
Newsroom
Takim kortezie me z. Omer Bajraktari, Kryetar i Komunës së Ulqinit