Në datën 29 shkurt 2024, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, znj. Zhaklina Peto mbajti një takim kortezie në Komunën e Tuzit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Lindon Gjelaj.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit Komunal, z. Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i kësaj Komune, z. Ivan ivanaj.
Fillimisht z. Gjelaj bëri një ekspoze te aktivitetit të Komunës së Tuzit duke u ndalur në fuqizimin e saj financiar e jo vetëm, ndër vite.
Ambasadorja Peto pasi e falenderoi Kryetarin e Komunës për mikpritjen, u shpreh e gatshme për të ndihmuar në vendosjen e urave të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të ndryshme, të cilat do të ndikonin në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Komunës së Tuzit.
Në këtë takim vëllazëror u diskutua gjithashtu edhe për ndërmarrjen e iniciativave konkrete të cilat do të ndihmonin ndërgjegjësimin e komunitetit në çështje me karakter social, si dhe do të kishin një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit lokal në këtë Komunë. Bashkëbiseduesit u dakordësuan në vijimin e mbatjes së takimeve të tilla edhe në të ardhmen.