Në përkujtim të Festave të Nëntorit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi përkujtoi 112-vjetorin e Pavarësisë dhe 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.
Këto ngjarje historike dëshmojnë sakrificat dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe dinjitet kombëtar, duke na frymëzuar për një të ardhme më të ndritur.
Pritja u nderua nga Zv/Kryeministri dhe ministri i ekonomisë Z. Nik Gjeloshaj, Zv/Kryetarët e Kuvendit, Z. Nikollë Camaj dhe Z. Mirsad Nurković, ministra dhe përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve fetare, partive politike dhe bashkëkombas.
Gëzuar Festat Kombëtare!