Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe Qendrën Tirana Art, organizoi në Podgoricë një aktivitet kulturor kushtuar rolit dhe krijimtarisë së grave në rajon.
Në këtë kuadër, u prezantua ekspozita e pikturës me temë gratë e rajonit, si dhe libri “69” i autores Uarda Albunesa.
“Pas çdo shoqërie të fortë qëndrojnë gra të forta”.
Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave!



