Gazetarët e seksionit shqip të RTMZ u mirëpritën në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi , për t’i falënderuar për 60 vite punë të palodhur në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë.
Zëri i shqiptarëve në Mal të Zi është sot më i fortë falë përkushtimit të tyre dhe mbështetjes së qeverisë dhe institucioneve të Malit të Zi.
Urime përvjetorin dhe suksese në misionin tuaj fisnik!