Në një ditë të mbushur me dritë dhe buzëqeshje, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi pati kënaqësinë të mirëpresë fëmijët e kopshtit “Nënë Tereza” nga Tuzi.
Ambasada u mbush me gëzimin dhe kureshtjen e fëmijëve. Për ta, u shpërndanë dhurata simbolike – një gjest i vogël që solli shumë buzëqeshje, por edhe një kujtim të çmuar për ne të rriturit.
Ky aktivitet i ngrohtë u realizua me mbështetjen e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e Ministrit Z. Igli Hasani – si shenjë përkushtimi ndaj brezit më të dashur të shoqërisë sonë.
Të dashur fëmijë, rrituni të lumtur, të mbrojtur dhe të lirë për të ëndërruar. Ju jeni drita e çdo të ardhmeje.