Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ndoqi nga afër ngjarjen ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe i kemi ofruar çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës udhëtoi drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze, si dhe kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Herceg Novi.