Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi kremtoi 28 Nëntorin me një ceremoni festive ku morën pjesë rreth 550 të ftuar:
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatović, zv/kryeministrat Aleksa Bečić dhe Ervin Ibrahimović, ministra, ambasadorë, si edhe përfaqësues nga pushteti lokal dhe partitë politike.
Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri–Mal i Zi.
Në qendër të mbrëmjes:
–Veshjet tradicionale;
–Kërcimi i Tropojës;
–Xhubleta & Lumi i Vjosës (UNESCO);
–Gatime tradicionale shqiptare.
Një mbrëmje plot kulturë, miqësi dhe atmosferë festive!


