Shoqëritë e Sigurimit anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit me vendimin e datës 15.01.2025 kanë miratuar reduktimin e tarifës së Çertifikatës Ndërkombëtare të Sigurimit (Karton Jeshil) në 50 Euro, duke filluar nga data 01 Shkurt 2025, i cili do të jetë i vlefshëm me afat 1 – vjeçar, për autoveturat me të drejtën e udhëtimit vetëm drejt Malit të Zi. Tarifimi i automjeteve me targa shqiptare me të drejtën e udhetimit drejt Malit të Zi, për periudhën 15 ditore mbetet e njejtë, në çmimin prej 15 Euro.
Qytetarët shqiptarë mund të pajisen me Çertifikatën Nderkombëtare të Sigurimit (Karton Jeshil) në pikat kufitare Muriqan, Hani i Hotit, Grabom, Vermosh dhe në qytetin Shkodër.
Reduktimi i tarifës të Çertifikatës Nderkombëtare të Sigurimit (Karton Jeshil) nga Shoqeritë e Sigurimit, anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, me vendet fqinje është aplikuar qe prej vitit 2018, per territorin e Malit te Zi, 15 Euro me afat 15 – ditor dhe për territorin e Maqedonisë së Veriut që prej vitit 2022.
Çertifikata Ndërkombetare të Sigurimit (Karton Jeshil) vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur mjeti përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston e demit.
Kjo masë lehtësuese e aplikuar nga Shoqeritë e Sigurimit pritet të ketë një ndikim të drejteperdrejtë në intesifikimin e lëvizjes së qytetarëve te Republikës së Shqiperise drejt Malit të Zi.