Ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Sh. S. Znj. Zhaklina Peto, u takua me përfaqësues të bizneseve në Tuz për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e Dhomës së Tregtisë së Shqiptarëve. Ky hap synon të forcojë lidhjet tregtare dhe të lehtësojë investimet mes sipërmarrësve shqiptarë në rajon.
Qëllimi i këtij takimi është krijimi i mundësive për bizneset, më shumë zhvillim dhe një rrjet më i fortë ekonomik shqiptar!