Nën organizimin e Shoqatës “Ansambli Pavarësia” dhe me ftesë të kryetarit Baki Mustafi, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi, pati nderin të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Ansamblit “Pavarësia”, z. Baki Mustafi, i cili prezantoi panoramën e veprimtarive të ansamblit dhe vlerësoi kontributin e koreografit, i cili me përkushtim u mëson brezave vallet dhe traditat shqiptare.
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi, si dhe Konsullja e Republikës së Kosovës, znj. Arberie Shabani, theksuan rëndësinë e kontributit të diasporës në Baden-Württemberg, duke qenë pjesë aktive e jetës komunitare dhe duke mbajtur gjallë lidhjen me atdheun. Ato theksuan gjithashtu domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës shqipe dhe përcjelljes së vlerave kombëtare te brezat e rinj.
Gëzuar Festat e Nëntorit!




