Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, u mblodhëm në qytetin e Augsburgut, pranë shtatores së saj.
Shtatorja është vendosur në parkun e Universitätsklinikum Augsburg, falë iniciativës dhe kontributit të z.Ilir Seferi, Kryetar i Fondacionit Besa dhe familjes së tij, me mbështetjen edhe te bashkëatdhetarëve tanë.
Të pranishmit e shumtë u përshendetën nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi, z.Ilir Seferi, Kryetar i Fondacionit Besa, Prifti Shqiptar Don Albert Krista, si dhe
Z.Manfred Bauer i Dekanatit të Augsburg. Gjithashtu aktiviteti u përshendet edhe nga kryetaret e shoqatave Atdheu dhe FC Alba.