Ministri për Europën dhe Marrëdheniet Ndërkombëtare të Bavarisë, z. Eric Beißwenger shtroi një drekë pune për Konsujt e rinj të Përgjithshëm të akredituar në Bavari.
Bavaria është lokacioni më i madh konsullor në Gjermani me mbi 120 zyra konsullore. Korpusi Konsullor në Bavari përfaqëson urat tona me botën dhe është gjithmonë e rëndësishme të qëndrojmë në lidhje të ngushta. Kjo lidhje është mjaft e veçantë pasi karakterizohet nga një kohezion i fortë. Jemi mirënjohës për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, theksoi në fjalën e tij Ministri Beißwenger.