Shoqata ILIRIA pati kënaqësinë të marrë pjesë në këtë festë të mrekullueshme, duke sjellë me krenari kulturën shqiptare përpara publikut gjerman dhe ndërkombëtar.
Performancat me valle tradicionale, këngët nga grupi i fëmijëve dhe ushqimet tona të dashura – fli, byrek, qebapa – u pritën me shumë interes dhe entuziazëm nga vizitorët.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikes se Shqiperise së bashku me stafin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Mynih dhe kolegët nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stuttgart.
Stenda jonë u vizitua gjithashtu nga Nënkryetari i Bashkisë së qytetit, i cili tregoi vlerësim të veçantë për përfshirjen dhe kontributin e komunitetit shqiptar.
Të gjithë së bashku kaluam momente të bukura dhe frymëzuese, në një atmosferë të ngrohtë, plot respekt dhe diversitet kulturor.
Faleminderit të gjithëve per punen dhe perkushtimin!
Shihemi në edicionin e ardhshëm!




