POZICION PËR FINANCIERE NË KONSULLATËN E PËRGJITHSHME TË RSH-SË NË MYNIH
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë prove prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 09 prill deri më 17 prill 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Titullarit te Konsullatës, është përgjegjës për kryerjen e funksioneve financiare në Konsullatë. Personi i caktuar në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryeje detyra te përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe të ketë njohuri të punës me Excel.
Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja:
• Të ketë diplomë universitare;
• Të jetë shtetas/e e Republikës së Shqipërisë (me qëndrim të rregullt në Gjermani);
• Të ketë njohuri të gjuhës shqipe, dhe njohuri te gjuhës gjermane ose gjuhës angleze;
• Të ketë njohuri te programit Excel dhe Microsoft Office;
• Aftësi për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit;
• Të ketë integritet të lartë ne punë, aftësi vet-organizimi dhe pune në ekip;
• Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës;
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet te dërgojnë këto dokumente:
1) CV;
2) Letër motivuese;
3) Kopje e letërnjoftimit;
4) Kopjet e diplomës;
5) Dëshmi qe nuk është nën hetim nga autoritetet e drejtësisë te vendit ku banon;
Dokumentet duhet të dërgohen në emailin e Konsullatës së Përgjithshme së Republikës së Shqipërisë në Mynih: consulate.munich@mfa.gov.al ose me postë/fizikisht në adresën Albert-Schweitzer-Strasse 62, 81735 München, deri në datën 17 prill 2025.