Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi mori pjesë në pritjen vjetore për Trupën Konsullore në Bavari, të ftuar në Kancelarinë Shtetërore të Bavarisë nga Dr. Florian Herrmann, Kreu i Kancelarisë Shtetërore dhe z. Eric Beißwenger, Minister për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Znj. Mburimi, pati një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar me ministrat bavarezë mbi tema të rëndësishme, si organizimi i Konferencës së Sigurisë dhe planet për vizitën e ardhshme të autoriteteve bavareze në Shqipëri. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Bavarisë.